Kurti: Mungesën Luan Mulliqit do t’ia ndjejmë përherë

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 14:12
Kurti: Mungesën Luan Mulliqit do t’ia ndjejmë përherë

Për skulptorin Luan Mulliqi, i cili sot ka ndërruar jetë, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, iu kishte ngulitur aq thellë në mendje një skulpturë e Nënës Terezë sa edhe pati shkruar: “Nënë Tereza e Mulliqit ka një metaforë të rrallë që duke shpërthyer nga toka dëshmon për vërtetësinë e shenjtores sonë.””, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se si veprat, edhe emri i Mulliqit jehon gjithandej.

“Pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas. Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është më në mesin tonë. Mungesën do t’ia ndjejmë përherë më shumë, por, Luanin do ta shohim në qytet nëpërmjet punës së tij. Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton.”

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, kolegëve e studentëve të tij.

“Ngushëllime familjes, miqëve, kolegëve e studentëve të tij! Ngushëllime të gjithë neve!”

(Kosova Sot Online)