Presidentja Osmani nesër flet në KS të OKB-së

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 16:16
Presidentja Osmani nesër flet në KS të OKB-së

Në Nju Jork, nesër mbrëma, presidentja Vjosa Osmani  do ta përfaqësojë e Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes tha  se Osmani do ta mbajë një fjalim atje.

“Nesër Presidentja ndodhet në NY ku do të mbajë fjalim në KS OKB, prej orës 21:00, sipas kohës sonë lokale”, tha ai.

Osmani në këtë raportim periodik për zhvillimet në Kosovë, pritet të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, me fokus sulmin e 24 shtatorit në veri.

Presidenca tha se Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon e për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë.

Para mbledhjes së KS të OKB-së, Osm,ani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet raporti e ri gjashtëmujor për situatën në Kosovë që përfshin periudhën nga 19 marsi deri më 18 shtator 2023.

Në këtë mbledhje Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.


(Kosova Sot Online)