Mbahet takimi i KS të OKB-së, Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën

  • E.K /
  • 23 October 2023 - 07:54
Mbahet takimi i KS të OKB-së, Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën

Sot do të mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator, njofton Presidenca.

Ndër të tjera, Osmani thuhet se do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

(Kosova Sot Online)