Vetplagoset me armë një person në Prishtinë

  • E.K /
  • 23 October 2023 - 09:16
Vetplagoset me armë një person në Prishtinë

Një person ka kërkuar trajtim mjekësor dje në Prshtinë, pasi është vetplagosur me armë në këmbë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se pas trajtimit mjekësor, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM- Prishtinë 22.10.2023 – 07:20. I dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, për shkak se ishte vet-plagosur me armë në këmbë. Është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas trajtimit mjekësor i dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)