Ndryshon linja e disa autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë
Sot në fuqi ka hyrë vendimi me të cilin disa linja të autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë, kanë ndryshuar rrjedhën e qarkullimit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Komuna e Prishtinës para disa ditësh kishte njoftuar se vendimi do të hynte në fuqi më 23 tetor 2023.
“Ju njoftojmë se nga data 23 tetor 2023, “Trafiku Urban” fillon zbatimin e vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C”, kishte njoftuar komuna.
(Kosova Sot Online)