Rohde: Rrezikohen projekte madhore nga mos miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

  • E.K /
  • 23 October 2023 - 14:37
Rohde: Rrezikohen projekte madhore nga mos miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, është shprehur i shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshme të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rohde tha se janë në rrezik projektet madhore Gjermani-Kosovë në energjetikë dhe bujqësi.

Ambasadori gjerman ka kërkuar qasje konstruktive.

Tutje, ambasadori tha se që opozita “t’i japë fund bllokadës”.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Vetëm dypalëshe, janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore Gjermani-Kosovë. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, shkroi Rohde në “X”.

(Kosova Sot Online)