Tahiri: Integrimin evropian të Kosovës nuk mund ta ndalë as Lajçaku, e asnjë institucion tjetër

  • E.K /
  • 23 October 2023 - 15:11
Tahiri: Integrimin evropian të Kosovës nuk mund ta ndalë as Lajçaku, e asnjë institucion tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se integrimi evropian i Kosovës s’mund të ndalet nga askush dhe nga asnjë institucion, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka shtuar se integrimi evropian i Kosovës është zotim kombëtar, shtetëror e institucional.

“Integrimin evropian të Kosovës nuk mund ta ndalë as Lajçaku, e asnjë institucion tjetër pasi ky është zotim kombëtar, shtetëror dhe institucional”, u shpreh ai.

“Bashkërendimi i Kosovës me SHBA-në dhe faktorin ndërkombëtar është jetik për ne. Nuk guxon që kjo Qeveri dhe ky kryeministër ta kthejë Kosovën prapa”, është shprehur Tahiri.

(Kosova Sot Online)