Osmani jep detaje çfarë do të flasë në KS të OKB-së

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 16:17
Osmani jep detaje çfarë do të flasë në KS të OKB-së

Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do ta përfaqësojë sonte në New York, presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani do ta mbajë një fjalim prej orës 21:00, sipas kohës sonë lokale, në raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Shefja e shtetit tregoi në “X” se për çfarë do të flasë.

“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, shkroi Osmani, duke publikuar edhe një vegëz ku mund të ndiqet fjalimi i saj.


(Kosova Sot Online)