Erdogan e nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 16:42
Erdogan e nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Protokolli tani është dërguar në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë.

Erdogan më herët e kishte kushtëzuar këtë vendim, duke thënë se Bashkimi Europian duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Turqisë në bllokun europian, përpara se parlamenti turk ta miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Ai pati thënë se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.


(Kosova Sot Online)