Një grua në Gjilan dyshohet se ka bërë vetëvrasje

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 19:11
Një grua në Gjilan dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Raportohet se tek penda e Livoqit në Gjilan, një grua 40 vjeçare dyshohet se është vetëvrarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se 40-vjeçarja është gjetur pa shenja jete.

Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit.

Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit.

(Kosova Sot Online)