Rohde: Zbatimi i plotë i të gjitha vendimeve të gjykatës nga ekzekutivi është çështje e shtetit të së drejtës

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 20:00
Rohde: Zbatimi i plotë i të gjitha vendimeve të gjykatës nga ekzekutivi është çështje e shtetit të së drejtës

14-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e ka uruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai, me anë të një postimi në X, ka theksuar se gjykata luan një rregull të jashtëzakonshëm për përforcimin e demokracisë së re.

“Që kjo të ndodhë, ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë thelbësore. Zbatimi i plotë i të gjitha vendimeve të gjykatës nga ekzekutivi është çështje e shtetit të së drejtës”, ka thënë Rohde.

(Kosova Sot Online)