Gjendet pa shenje jete një person në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 20:30
Gjendet pa shenje jete një person në këtë vend të Kosovës

Raportohet se një person që banonte i vetëm, është gjetur pa shenja jete në Istog, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti po hetohet, tha Nikçi.

“Një person në një shtëpi në Istog është gjetur pa shenja jete. I njëjti ka qenë duke banuar vetëm në shtëpi. Prokurori i Krimeve te renda ka dal në vend të ngjarjes, ku ka urdhërur qe trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Gjithashtu janë dhënë edhe autorizime për Policinë e Kosovës që të bëhet hetimi i vdekjes së të ndjerit”, tha Nikçi.

(Kosova Sot Online)