Kearns jep detaje për vizitën që kishte në Kosovë

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 20:40
Kearns jep detaje për vizitën që kishte në Kosovë

Për vizitën tre ditore në Kosovë, ka folur deputetja konservatore në Parlamentin e Britanisë  së Madhe, Alicia Kearns, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kearn ka ndarë edhe fotografinë e vizitës te familja e Afrim Bunjakut.

Ajo ka thënë se më 24 shtator Afrim Bunjaku kishe shpëtuar shumë jetë.

”Jam nderuar nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk ua larguan kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja të bëja nderimet e mia”, ka shkruar deputetja britanike.

Ajo ka shkruar edhe për takimin që e ka pasur me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama e aktivistë të shoqërisë civile.

Ajo ka thënë se është privilegj për të vizita e parë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)