E zbulon Selmanaj: Macroni i tha Albin Kurtit ti po rren

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 21:13
E zbulon Selmanaj: Macroni i tha Albin Kurtit ti po rren

Gjuha e presidentit Macron është “gjuha më e rëndë” e përdorur në aspektin diplomatik, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se deklarata e Macronit do të thotë që “Kurti po rren” dhe “nuk është serioz”.

“Ne i kemi kritiku vazhdimisht veprimet e njëanashme të z.Kurti, karshi komplet procesit të Dialogut dhe qasjes ndaj Veriut, po ashtu kemi kritiku në vazhdimësi diskursin e tij jo të përshtatshëm me aleatët tonë strategjikë, sidomos me SHBA-në. Fartkeqësisht tash së fundmi doli edhe presidenti Macron, në aspektin e gjuhës diplomatike mendoj që është gjuha më e rëndë e përdorur. Thotë që Qeveria e Kosovës ose lidershipi i Kosovës s’po e mban fjalën, tash kur thotë një president si Macroni s’po e mban fjalën, i bie ti po rren, ti nuk je serioz në këtë proces, ndryshe nuk mund të përdorin shprehje më të rëndë ndaj liderishipit të Kosovës”, tha ai.

“Prandaj po them mënyra si e ka kurthuar z.Kurti dialogun dhe përmes dialogut Kosovën, mendoj që është qasje e papranushme shumë e rëndë dhe kam shpresuar që pas ngjarjeve tragjike të 24 shtatorit, kam shpresuar në reflektimin e tij…”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)