Vjen parashikimi nga Selmanaj: Albin Kurti nuk është në ujëra të pastra kombëtare

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 22:27
Vjen parashikimi nga Selmanaj: Albin Kurti nuk është në ujëra të pastra kombëtare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se për Asociacionin nevojiten vetëm liderët e guximshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këta liderë, Selmanaj i cilëson si “heronjtë politikë”.

Por shton se këtë nuk po e sheh te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti ka nevojë për një armik kujdestar, duke shtuar se në këtë mënyrë ”Kurti i arsyeton dështimet”.

”Këtë e bëjnë vetëm liderët e guximshëm, heronjtë e vërtetë politikë, njerëz që vërtet kanë guximin intelektual dhe patriotik ta bëjnë. Te ky nuk po e shoh. Sa e kam pa Kurtin ky dëshiron që ta ketë një armik kujdestar për të arsyetuar dështimet e veta. Kur ka dështime në qeverisje thotë mediat kanë faj, janë të kapura. Kur dështon në arsim, thotë sindikatat i kanë fajet, kur dështon në shëndetësi thotë mjekët i kanë fajet, kur dështon në drejtësi thotë se gjyqtarët i kanë fajet, kur dështon në shkuarjen e ligjeve të veta thotë Gjykata Kushtetuese i ka fajet, kur dështon në infrastrukturë thotë qeveritë e kaluara i kanë fajet, kur dështon në dialog thotë ndërmjetësit i kanë fajet”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)