Osmani: Republika e Kosovës ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 22:51
Osmani: Republika e Kosovës ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia

Lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqëson Republikën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Fjalimin në KS të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e filloi me të mbijetuarit e luftës në Kosovë, sidomos për viktimat e mijërave të dhunuarve gjatë luftës.

Viktimat e dhunës seksuale, sipas saj, zgjodhën jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të përpiqen të jetojnë. Kjo është historia e Kosovës.

Ajo ju drejtuar KS të OKB-së si një presidente e një vendi që ka humbur 13,000 njerëz gjatë luftës në Kosovë, shumë të zhdukur dhe me vrasjen e fëmijëve që, në kokë banori, është më së shumti në çdo luftë në ish-Jugosllavi.

“Ne jemi ngritur nga zeroja për të ndërtuar jetën tonë, për ta ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit, pavarësisht etninë e tyre, mund të jetojnë pa frikë, pa diskriminim.

Presidentja më tej shprehu zotimin e shteti të Kosovës për të ecur përpara e jo për të shkuar prapa.

“Jam këtu për të rikonfirmuar se të gjitha institucionet e Kosovës nuk e lejojnë ecjen prapa për lirinë e mundimshme që kemi fituar bashkë me demokracitë nga mbarë bota, sepse Republika e pavarur e sovrane e Kosovës është storja më e suksesshme në historinë e njerëzimit”, deklaroi presidentja Osmani.

Presidentja Osmani më tutje foli për sulmin e grupit terrorist e paramilitar serbë të mbështetur nga Serbia në Banjskë të Zveçanit, ku vra pjesëtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Atë ditë Republika e Kosovës ishte cak i një akti të agresionit nga Serbia i grupeve terroriste e paramilitare”, deklaroi presidentja Osmani. 

(Kosova Sot Online)