Vjosa Osmani – Bërnabiqit në OKB: Kurti u torturua nga Serbia si i burgosur politik, sërish zgjodhi dialogun

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 08:05
Vjosa Osmani – Bërnabiqit në OKB: Kurti u torturua nga Serbia si i burgosur politik, sërish zgjodhi dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje e ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit ku është diskutuar për situatën në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aty përballë saj ka qenë Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, e cila ka propaganduar duke thënë se kryeministrri I Kosovës, Albin Kurti po “ushtron terror” mbi popullatën serbe në Kosovë.

Osmani është kundërpërgjigjur, duke thënë se Kurti ka qenë i burgosur politik e që është torturuar gati për vdekje.

“Dëgjuam Rusinë e Bërnabiqin duke folur për të ashtuquajturin ‘terror të Kurtit”. Kurti është kryeministër i Kosovës, por ishte edhe i burgosur lufte që u torturua gati për vdekje në burgjet e tyre. Derisa presidenti i Serbisë, ishte ministër i propagandës i Millosheviqit në atë kohë. Për të mos mjaftuar, edhe sot ata do të donin, siç e tha edhe Vuçiqi një natë më parë, që kurrë të mos e kishin lëshuar Kurtin të gjallë nga burgu. Por, prapë kryeministri i Kosovës ka zgjedhur dialogun. Në atë tavolinë në BE në njërën anë ke kryeministrin e Kosovës, një të burgosur lufte që u torturua gati për vdekje e në anën tjetër e ke një ministër propagande të regjimit që e torturoi atë. Por, ne kurrë nuk heqim dorë nga dialogu, si mënyra e vetme për të zgjidhur dallimet”, ka deklaruar Osmani.

(Kosova Sot Online)