Politikani serb: Po të ishte Oliver Ivanoviq gjallë, nuk do të ndodhte kurrë sulmi në Banjskë

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 09:38
Politikani serb: Po të ishte Oliver Ivanoviq gjallë, nuk do të ndodhte kurrë sulmi në Banjskë

Avokati dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (SDS) Aleksandar Ivanoviq  në një intervistë për Nova ka thënë se ajo që ndodhi në Banjskë më 24 shtator, nuk do të ndodhte po të ishte gjallë Oliver Ivanoviq. Ai është edhe nipi i Ivanoviqit.

“Po të ishte gjallë Oliver Ivanoviq, Banjska nuk do të kishte ndodhur kurrë. Ai nuk do të lejonte, me çmimin e jetës së tij, që dikush me një veprim të vetëm, qëllimin e të cilit as sot e kësaj dite nuk e dimë, të rrezikojë deri në atë masë të gjithë serbët në Kosovë. Oliveri e vlerësonte bisedën dhe negociatat, ai u përpoq të gjente një model për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Dikush e ndaloi, e qëlloi pas shpine në pjesën serbe të Mitrovicës. Autoritetet në Beograd kanë vendosur që të gjithë mbështetjen e tyre t’ia drejtojnë Milan Radoiçiqit dhe Listës Serbe, në mënyrë që ata të jenë mbrojtës ekskluzivë të interesave serbe në Kosovë. Prandaj nuk është mirë të distancohen prej tij tani, por të gjithë së bashku i detyrohen një përgjigje qytetarëve të Serbisë, me urdhër të kujt u gjunjëzua Serbia?”, tha ai.

(Kosova Sot Online)