Cakolli: Këta deputetë po e pengojnë hetimin për “rezervat shtetërore”, pse?

  • E.K /
  • 24 October 2023 - 13:02
Cakolli: Këta deputetë po e pengojnë hetimin për “rezervat shtetërore”, pse?

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka pyetur se pse deputetët e pozitës po dalin kundër hetimit për rezervat shtetërore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tash e disa javë, deputetët e pozitës, Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi kanë penguar inicimin e një hetimi parlamentar për “rezervat shtetërore”.

Ky është postimi i tij:

Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi, janë deputetët që po e pengojnë hetimin parlamentar të rastit të “rezervave shtetërore”, pavarësisht votës ‘pro’ të 69 deputetëve – përfshirë edhe vet partinë në pushtet.

PSE?!

(Kosova Sot Online)