Ndërron jetë infermierja e njohur nga ky vend i Kosovës

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 15:30
Ndërron jetë infermierja e njohur nga ky vend i Kosovës

Infermierja Bedrana Hyseni, ka vdekur në moshë të re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve, që i ka shprehur ngushëllime familjes Hyseni.

Ajo ishte infermiere në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Gjilan, transmeton Zeri.info.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të infermieres Bedrana Hyseni nga Gjilani.

E ndjera ishte infermiere në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Gjilan, ku dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve. OIK-u ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve të së ndjerës”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)