Ja çfarë thonë në Berlin sa i përket deklaratave të Miroslav Lajçak për 'planin e ri'

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 17:00
Ja çfarë thonë në Berlin sa i përket deklaratave të Miroslav Lajçak për 'planin e ri'

Pesë emisarët perëndimorë, kanë qëndruar  të shtunën e javës që shkoi në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në konferencë për media në emër të tyre ka folur ndërmjetësi sllovak, Miroslav Lajcak, i cili ka konfirmuar se në këtë udhëtim të tyre në Prishtinë kanë sjellë një plan të ri, pa dhënë shumë detaje.

Por çfarë nënkupton ky plan i ri dhe a ka ndërlidhje me përmbajtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe Planin e sekuencimit?

Lidhur me këtë për media kanë folur ekskluzivisht nga Berlini zyrtar. Një zëdhënës i Qeverisë Gjermane se lidhur me “planin e ri” duhet drejtuar tek zyra e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.

“Sa i përket deklaratave të Miroslav Lajcak për ‘planin e ri’, ju lutem kontaktojeni zyrën e z.Lajcak”, ka thënë ky zëdhënës.

Ndërkohë sa iu përket përshtypjeve nga takimi me Kurtin në Prishtinë, nga Qeveria Federale kanë thënë se “s’mund të ndajnë informata sa i përket diskutimeve konfidenciale”.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, deputetja e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, ka folur për hetimin ndërkombëtar që është duke u zhvilluar për ngjarjen në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se një shtet i jashtëm është duke kryer hetime për sulmin.

Gazeta Express ka pyetur Qeverinë Gjermane nëse Gjermania është duke kryer ndonjë hetim për Banjskën, por nga Berlini zyrtar kanë thënë se nuk janë të angazhuar lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka asnjë hetim që është duke u zhvilluar nga ana jonë”, ka potencuar ky zëdhënës i Qeverisë Gjermane

Lidhur me pritjet sa i përket dialogut, nga zyra për media e Qeverisë gjermane kanë thënës e kancelari Scholz i ka bërë të qarta pritjet nga palët gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.

Scholz në fjalimin e tij kishte theksuar nevojën për progres në dialog dhe kishte veçuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga ana e Kosovës.

(Kosova Sot Online)