Konstituimin e komisionit për rezervat e pamundëson mungesa e VV’së

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 17:05
Konstituimin e komisionit për rezervat e pamundëson mungesa e VV’së

Sot, për të pestën herë, ka dështuar konstituimi i komisionit për rezervat shtetëore, i cili në Kuvend është miratuar më shumë se para një muaji. Kjo po ndodh për shkak të mungesës së deputetëve të VV’së. Për këtë opozita ka kritika. Sipas Pal Lekajt të AAK’së, me këto veprime po ndalohet nxjerrja në shesh e të vërtetës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më 21 shtator Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore. Puna e Komisionit parashihet të jetë lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Që nga miratimi në Kuvend, pesë herë janë thirrur mbledhje që të konstituohet, mirëpo mospjesëmarrja e VV’së ka ndikuar që këto tentime të dështojnë.

(Kosova Sot Online)