Lajmërohet Lulzim Hetemi: Fëmijët janë mërzitur shumë, qajnë kur bisedoj me ta

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 17:10
Lajmërohet Lulzim Hetemi: Fëmijët janë mërzitur shumë, qajnë kur bisedoj me ta

Kryetari i Leposaviqit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Lulzim Hetemi po qëndron i mbyllur në ndërtesën komunale, prej kur hyri aty që nga 29 maji, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai  tregoi se kur bisedon më fëmijët e tij ata fillojnë të qajnë.

“Ata janë mërzitur shumë, kur bisedojë me ata fillojnë me qajtë”, ka thënë Hetemi.

I pyetur lidhur me qasjen e SHBA-ve karshi situatës në veri, ai ka thënë se ka respekt për SHBA-të, por së pari ka respekt për familjen dhe fëmijët e tij, sipas rtk

Hetemi ka folur edhe rreth dorëheqjes për çfarë ka thënë se nuk di nëse ka arsye për ta bërë, pasi sipas tij kjo do ta kthente Listën Serbe në komunë.

(Kosova Sot Online)