Në rrugën Prishtinë-Pejë vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 20:25
Në rrugën Prishtinë-Pejë vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

Raportohet se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatim Leshan.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)