Digjet një banesë në Pejë, katër persona përfundojnë në spital

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 20:35
Digjet një banesë në Pejë, katër persona përfundojnë në spital

Raportohet se një banesë është djegur sonte në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si pasojë e tymit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, 

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se zjarrfikësit kanë arritë me lokalizu zjarrin.

“Rreth orës 18:00 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” zjarri ka kapluar një banesë, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarrin dikur vonë kanë arritë me lokalizu zjarrfikësit, mirëpo dëmet janë të mëdha banesa është djegur. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)