Latifi përplaset me Klinakun: Juve ju ka mbështetë Tita e Krali

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 21:25
Latifi përplaset me Klinakun: Juve ju ka mbështetë Tita e Krali

Mes profesorit universitar, Blerim Latifi dhe Abdullah Klinakut nga ”Demokracia Konservatore”, ka plasur debati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Klinaku ka thënë se lëvizja në fjalë është në kundërshtim me rilindjen kombëtare shqiptare, pasi i prish ekuilibrat.

Por Latifi i tha Klinakut se ”duhet t’iu falënderohen diktatorit jugosllav Tito për krijimin e bashkësisë islame të Kosovës.

”Tito iu ka bë një shërbim të madh, e ka themelu Bashkësinë Islame të Kosovës në vitin 1951, Tito ju ka përkrah masivisht. Tito ju ka përkrah institucionalisht. Mos i hini në hak Titos e as Kralit, në vitin 1919 ia ka themelu medresen”, ka thënë Latifi.

Më pas erdhi përgjigja e Klinakut, duke thënë se nuk ka pasur asnjë ateist në rilindjen kombëtare shqiptare.

”Rilindasit e mëdhenj asnjë nuk e ka mohuar identitetin, cili rilindas ka qenë ateist. Ata e kanë kriju identitetin kombëtar dhe identitetin”, ka thënë Klinaku.

(Kosova Sot Online)