Tahiraj i lëvizjes për braktisjen e fesë: Si duroni martesa me çikën e axhës e të fyhet kombi, flamuri e Nënë Tereza

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 21:43
Tahiraj i lëvizjes për braktisjen e fesë: Si duroni martesa me çikën e axhës e të fyhet kombi, flamuri e Nënë Tereza

Saim Tahiraj, pjesë e lëvizjes për “braktisjen vullnetare të fesë islame”, ka thënë se disa hoxhallarë kanë fyer kombin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Madje ai ka thënë se “disa kanë deklaruar se lejohet martesa me vajzën e axhës”.

”Si mund të fyhet figura atdhetare, simboli ynë Gjergj Kastrioti, si mund të fyhet humanistja, Nënë Tereza. Si mund të fyen traditat tona e të na thonë se lejohet të martohet me qiken e agjes. Të gjitha këto deformime”, ka thënë ai.

Sipas tij, ata janë kundër ekstremizmit ortodoks serb dhe kundër ekstremizmit islam.

”Nëse keni lexuar ne kemi thënë jemi kundër dy ekstremizmave, ekstremizmit ortodoks serb dhe ekstremizmit serb”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)