Kusari tregon nëse Kurti do t’i përgjigjet ftesës së BE’së

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 22:03
Kusari tregon nëse Kurti do t’i përgjigjet ftesës së BE’së

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit tha se nuk është gjendje lufte, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Termi i sulmit apo konflikti që u parandalua sukseshëm në veri më 24 shtator ishte përpjekje e drejtpërdrejt e vënies në kontroll të një territorit të Kosovës”, tha Kusari-Lila.

Ftesa për dialog, a i tha Kurti PO Brukselit?

Bashkimi Evropian konfirmoi se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në Bruksel në margjinat e samitit të Këshillit Evropian të enjten.

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në  ”Click”  tha se është herët të thuhet se a do marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë takim.

”Është herët të konfirmohet pasi që ftesat janë konfirmuar sot pasdite perderisa Kurti është në vizitë jashtë vendit”, tha Osmani.

Kusari-Lila tutje tha se,Kosova e ka parë dialogun në vazhdimësi si rrugën e vetëm për zgjedhjen afatgjate dhe paqes në Ballkan.

(Kosova Sot Online)