Fatmir Limaj: Takimi i 14 shtatorit ishte dritë e gjelbër për Serbinë ta sulmojë Kosovën

  • E.K /
  • 25 October 2023 - 07:50
Fatmir Limaj: Takimi i 14 shtatorit ishte dritë e gjelbër për Serbinë ta sulmojë Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se takimi Kurti-Vuçiq më 14 shtator, ishte “dritë e gjelbër” për Serbinë t’i fusë forcat ushtarake në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”

“Këtu ishte pika e fundit kur Kurti ka thënë që Lajçak dhe Borrell janë të anshëm dhe se nuk ka kuptim dialogu. Pikërisht në këtë moment iu ndez drita e gjelbër Vuçiqit për të hyrë me forca në Kosovë. Këtu është momenti kur Vuçiq ka thënë se “tani është koha të hyjmë me forca ushtarake, sepse Kurti i prishi raportet me botën, hajde të hyjmë e ta marrim situatën në dorë”. Pra, ky ka qenë momenti”, potencoi Limaj.

(Kosova Sot Online)