Qëllohet me armë zjarri një person gjatë kohës sa po lëvizte me veturë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

  • E.K /
  • 25 October 2023 - 09:15
Qëllohet me armë zjarri një person gjatë kohës sa po lëvizte me veturë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi që ishte duke qarkulluar me veturë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.

Policia ka nisur hetimet.

“Rr. Magjistrale Ferizaj-Prishtinë 24.10.2023 – 23:20 Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdheruar hapjen e hetimeve intensive”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)