Nxënësi godet mësuesen me karrige në Lezhë, dërgohet në spital

  • E.K /
  • 25 October 2023 - 11:05
Nxënësi godet mësuesen me karrige në Lezhë, dërgohet në spital

Mësohet se një nxënës ka goditur mësuesen me karrige në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në Lezhë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marrë një frakturë.

Ndërkohë, në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë, te cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë i cili goditi mësuesen.

Është e paqartë përse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)