Ministri Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit të KFOR-it në aksident

  • S.A /
  • 25 October 2023 - 12:27
Ministri Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit të KFOR-it në aksident

Gjatë ditës së djeshme në një aksident rrugor humbi jetën tragjikisht pjesëtari i KFOR-it italian, Claudio Caddedu. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  u ka shprehur ngushëllime familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

“Me dhimbje të madhe shprehi ngushëllimet e mija familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

(Kosova sot Online )