Qytetarët e një lagjeje në Prishtinë nesër protestojnë kundër pezullimit të punës në rrugën “A”

  • S.A /
  • 25 October 2023 - 12:49
Qytetarët e një lagjeje në Prishtinë nesër protestojnë kundër pezullimit të punës në rrugën “A”

Është paralajmëruar një protestë për nesër në rën 12:00, pas vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e punimeve në rrugën “A”, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një njoftim në Facebook thuhet se lokacioni i protestës do të jetë lagja Kalabria në rrugën Ali Vitia.

“Protesta ka për qëllim shprehjen e qëndrimit tonë paqësor lidhur me pezullimin e punimeve tek “Rruga A” dhe të planit rregullativ për lagjen. E njejta do të zhvillohet dhe organizohet në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruhet rendi dhe qetësia publike.”

(Kosova Sot Online )