Policia ka arrestuar një person në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 13:53
Policia ka arrestuar një person në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist

Policia belge ka arrestuar një person në kuadër të hetimeve për sulmin terrorist të 16 tetorit në Bruksel, ku humbën jetën dy shtetas suedezë. Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria federale belge, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari, shtëpia e të cilit u bastis javën e kaluar, është marrë në pyetje. Prokurorët duan të zbulojnë nëse ka qenë i përfshirë në blerjen e armës që Abdessalem Lassoued përdori në sulm.

Sulmuesi dyshohet se ishte anëtar i ISIS dhe se para se të qëllonte me armë bërtiti “Allah Akbar”.Të shtënat ndodhën në Bulevardin d’Ypres. 

(Kosova Sot Online)