Prizren: Lajmëroni Policinë nëse e dini se ku ndodhet ky person, dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj

  • E.K /
  • 25 October 2023 - 14:49
Prizren: Lajmëroni Policinë nëse e dini se ku ndodhet ky person, dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në ofrimin e informatave për të arrestuar një person të dyshuar për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur më 25 shtator të këtij viti në Prizren.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që vepron në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari NN , kërkohet për veprën penalë “Shpërdorim i pasurisë se huajë” që ka ndodhur me 25.09.2023, në Prizren.”

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192. Ose sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren. Te dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”

(Kosova Sot Online)