Lëvizja pa viza nga 1 janari – Mimistri Sveçla diskuton me drejtorin e zyrës për migrim në Bruksel

  • E.K /
  • 25 October 2023 - 15:47
Lëvizja pa viza nga 1 janari – Mimistri Sveçla diskuton me drejtorin e zyrës për migrim në Bruksel

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me Drejtorin e Zyrës për Migrim nga Mbretëria e Belgjikës, Freddy Roosemont dhe Ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier me të cilët biseduan për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës që hyn në fuqi nga data 1 Janar 2024, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur që Roosemont përgëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës që nga data 1 janar do të lëvizin pa viza drejt Belgjikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian dhe theksoi që kjo do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve dhe qytetarëve.

“Ministri Sveçla dhe Roosemont biseduan edhe për sfidën e menaxhimit të migrimit të parregullt me ç’rast ministri njoftoi delegacionin që institucionet e Republikës së Kosovës janë të angazhuara maksimalisht në luftimin e këtij fenomeni duke përfshirë edhe rregullativën ligjore për menaxhimin me migrantë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)