Përparim Rama: Rruga 'A' është një ndër projektet më të rëndësishme për Prishtinën

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 16:36
Përparim Rama: Rruga 'A' është një ndër projektet më të rëndësishme për Prishtinën

Rruga “A” është një ndër projektet më të rëndësishme për komunën e Prishtinës, ka deklaruar kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, ransmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Rruga “Jim Xhema” apo “A” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin.”

Rama ka publikuar një video ku thotë se shihet traseja e rrugës dhe për të cilën thotë se tregon rëndësinë e veçantë të kësaj rruge.

Sipas tij rruga “A” redukton në masë të madhe kolonat, eliminon kundërmimin e ujërave të zeza dhe rrit zhvillimin ekonomik në Prishtinë.

“Në videon më poshtë mund të shihni trasenë e rrugës dhe të kuptoni rëndësinë e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rritur zhvillimin ekonomik në Kryeqytet.”

Ai ka thënë se rruga “A” do të bëhet, “mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit”.

Kujtojmë që Gjykata Komerciale para disa ditësh ka vendosur që të pezullohen punimet në këtë rrugë.

(Kosova Sot Online)