Macron: Në Gaza ndihma duhet të hyjë pa pengesa

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 19:22
Macron: Në Gaza ndihma duhet të hyjë pa pengesa

Presidenti i Frances Emmanuel Macron tha se ndihma humanitare duhet të hyjë në Gaza pa pengesa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai theksoi se është thelbësore të sigurohen furnizime me karburante për spitalet.

Ndërsa shtoi se një anije e marinës franceze do të mbërrinte së shpejti për të ndihmuar në mbështetjen për spitalet e Gazës dhe se një aeroplan do të mbërrijë në Egjipt me furnizimet kryesore.

Udhëheqësi i Francës këto i tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi në Kajro.

(Kosova Sot Online)