Disa të dyshuarve në rastin 'Fajdeja' iu ndërpriten masat e sigurisë

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 19:47
Disa të dyshuarve në rastin 'Fajdeja' iu ndërpriten masat e sigurisë

Gjykata Themelore në Ferizaj, nuk ua ka vazhduar masat e sigurisë 15 të dyshuarve në rastin e njohur si “Fajdeja”: Besnik Salihu, Fadil Salihu, Egzon Salihu, Shefik Rexhepi, Ramiz Ademi, Bahri Abazi, Skender Bajrami, Bashkim Osmani, Shukri Haxhiu, Mujë Ademi, Lindrit Haradinaj, Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi, Nexhmi Abazi dhe Kadri Gerbeshi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Lajmi u konfimua nga zyra për informim e kësaj gjykate, ku thuhet se të dyshuarve masat për sigurinë e pranisë së tyre në procedurë, iu kanë skaduar sot (25 tetor).

(Kosova Sot Online)