Ja kush thotë: Nëse Kurti s’e bënë Asociacionin pasojat do të jenë shumë të mëdha

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 21:30
Ja kush thotë: Nëse Kurti s’e bënë Asociacionin pasojat do të jenë shumë të mëdha

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se nëse  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’e bënë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasojat do të jenë shumë të mëdha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se marrëveshja është ratifikuar dhe ka marrë formë të obligueshme që të implementohet.

Ka shtuar se nëse pushteti thotë se modeli i ri i Asociacionit nuk është në kundërshtim me Asociacionin atëherë nuk duhet të hezitohet që të themelohet.

Sipas tij, Kurti në parim tashmë ka pranuar që ta implementojë një marrëveshje të tillë.

”Kurti në marrëveshjen e Ohrit në parim e ka pranuar Asociacionin si koncept, por në gjykimin tim është vonuar me stautisn. Nëse është në përputhje nuk duhet të hetizohet duhet të pranohet. Edhe ashtu ne jemi vonuar, Asociaiconi është ratifikuar dhe është e detyryeshme nuk është në dorën e Kurtit a ta bëjë apo ta bëjë. Nuk është detyrimisht e mirë për Kosovën, por është e obligueshme dhe nëse nuk e bën pasojat për Kosovën do të jenë shumë të mëdha”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)