Ramabaja iu 'kapet' Vuçiqit, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 21:45
Ramabaja iu 'kapet' Vuçiqit, kjo është arsyeja

Analisti Sadri Ramabaja tha se presidenti serb Vuçiq është përkëdhelur, ndërsa presioni që 10 vite ka rënë mbi Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se pala kosovare vazhdimisht ka bërë lëshime.

“Ishte përkëdhelë Vuçiqi për vite të tëra, ka 10 vite e sa që presioni është ushtruar vazhdimisht tek pala kosovare dhe unë e kuptoj se pala kosovare vazhdimisht ka bërë lëshime, deri në  shkallën sa u devalvua njohja e të drejtës së shpalljes së pavarësisë, përkatësisht opininoni i Gjykatës  Ndërkombëtare të Drejtësisë, pas së cilës defakto s’ka pas kuptim dialogu për një marrëveshje të tipit të 19 prillit vitit 2013…”tha ai.

(Kosova Sot Online)