Kryeministri Kurti takon sot Scholzin, Macronin dhe Melonin

  • E.K /
  • 26 October 2023 - 09:27
Kryeministri Kurti takon sot Scholzin, Macronin dhe Melonin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot ndaras me liderë të caktuar të Bashkimit Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Kurti në margjinat e samitit të liderëve të shteteve anëtare të BE-së, do takojë liderët e Gjermanisë, Olaf Scholz, Francës, Emmanuel Macron, e të Italisë Giorgia Meloni, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

“Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)