Osmani nderohet me “Çmimin për Qytetari Globale” në Iowa, përmend sfidat e Kosovës deri te pavarësia

  • E.K /
  • 26 October 2023 - 11:00
 Osmani nderohet me “Çmimin për Qytetari Globale” në Iowa, përmend sfidat e Kosovës deri te pavarësia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me “Çmimin për Qytetari Globale” nga Drake University në Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani Facebook ka bërë të ditur se ka pasur një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë në Drake University për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballet vendi.

Ajo ka theksuar se bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas.

(Kosova Sot Online)