Takimet e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel fillojnë në këtë orë

  • E.K /
  • 26 October 2023 - 13:20
Takimet e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel fillojnë në këtë orë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të nisin takimet nga ora 13:30, siç shihet në agjendën e publikuar nga faqja zyrtare e Bashkimit Europian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti dhe Vuçiq pritet të zhvillojnë takime të shumta me liderë të shteteve anëtare të BE-së në kuadër të samitit të Këshillit Europian. Megjithatë, ata nuk do të kenë një takim të përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur dje zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.

(Kosova Sot Online)