Prokuroria Themelore në Pejë nis hetimet për lëvizjen për braktisjen e fesë islame

  • E.K /
  • 26 October 2023 - 14:06
Prokuroria Themelore në Pejë nis hetimet për lëvizjen për braktisjen e fesë islame

Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast për lëvizjen për braktisjen e fesë islame, përcjell “Kosova Sot Online”.

Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit.

“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e kësaj iniciative, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht këtë të enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”, tha zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

(Kosova Sot Online)