Lulzim Hetemi del me kritika për ministrat e Qeverisë Kurti

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 20:22
Lulzim Hetemi del me kritika për ministrat e Qeverisë Kurti

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka kritika për ministrat, përfshirë atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të cilin tha se e ka vizituar “3-4 herë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hetemi tha se “duhet përkushtim, duhet punë”, jo vetëm vizita. Duke folur për këtë, ai e përmendi edhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, të cilën e udhëheq Nenad Rashiq, si dhe Ministrinë e Bujqësisë, të cilën e udhëheq Faton Peci. Të dy ministrat po ashtu i kishin shkuar atij për vizitë.

“Sa i përket vizitës së ministrit, ai na ka vizituar, 2-3 herë, 3-4 herë, mundet me na vizitu edhe 10 herë, por duhet përkushtim, duhet punë. Duhet disa ministri si Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Ministria e Bujqësisë, nuk duhet me ardhë veç ‘hajt të shkoj ta vizitoj kryetarin Hetemi’, por duhet me ardhë me dalë në terren, te një fshatar…” tha Hetemi, sipas rtk.

(Kosova Sot Online)