Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 16:31
Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Është rrëzuar kërkesa e ish-kryeministrit sali berisha, i cili kërkonte përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga përjashtimi i Ccështjes së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burime bëjn ëme dije se ka qenë gjyatarja Flora Hajredini e cila ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Berisha për përjashtimin e gjyqtare Gjoka.

Kujtojmë se pala e ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar sot në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të ish-kreut të qeverisë.

Berisha ka deklaruar më herët se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka dhënë vendimin për “kufizimin e lirisë” për të, ka bërë shkelje të kushtetutës dhe ndaj saj do të depozitohet padi.

(Kosova Sot Online)