Paralajmërohet takimi i Kurtit me Borellin e Lajçakun

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 16:40
Paralajmërohet takimi i Kurtit me Borellin e Lajçakun

Në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfunduan takimet e parapara me udhëheqësit evropianë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata u pritën veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

As Kurti, as Vuçiq nuk dhanë ndonjë deklaratë para gazetarëve.

Burime të BE-së thonë se Kurti pritet të takojë sërish gjatë ditës shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Radio Televizioni i Serbisë raportoi se Vuçiq tashmë i ka takuar ata.


(Kosova Sot Online)