Detaje nga takimet e ndara të liderëve të BE’së me Kurtin e Vuçiqin

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 17:15
Detaje nga takimet e ndara të liderëve të BE’së me Kurtin e Vuçiqin

Për takimet që sot bashkë me Scholz, Macron e Meloni kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vucic, ka njoftuar presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Michel ka thënë se është shumë e rëndësishme që palët të rikthehen në procesin e normalizimit dhe që të ndodh de-përshkallëzimi.

“Me Josep Borell dhe kolegët e BE-së, u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin Aleksander Vucic. De-përshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Pres që Këshilli i BE-së të diskutojë më tej”, ka shkruar Michel.

Kryeministri Kurti takimin e tij e ka nisur në orën 14:00, derisa Vuçiq në orën 14:30. Kreu i Qeverisë kosovare s’është deklaraur për media pas takimit.


(Kosova Sot Online)