Szunyog: Duhet të pranojmë që vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për Evropën

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 17:35
Szunyog: Duhet të pranojmë që vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për Evropën

Ambasadori  i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se përmes iniciativave të ndryshme janë të interesuar të përshpejtojnë një tranzicion të drejtë duke mos lënë asnjë regjion prapa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Szunyog tha se qëllimi është të ndihmohet Ballkani Perëndimor që të planifikojë kalimin nga një energji e ndotjes në energji të pastër.

“Duhet të pranojmë që vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, edhe për Evropën por edhe globalisht. Ngjarjet ekstreme të motit vazhdojnë të prekin jetesën në gjithë botën. Tani sapo jemi duke dalë nga kriza e COVID-19, filloi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat kanë krijuar një krizë të energjisë. Kriza e energjisë u bë më e madhe dhe duhet që të zgjidhet sa më shpejtë. Jemi të interesuar që të përshpejtojmë një tranzicion të drejtë duke mos lënë askënd dhe asnjë regjion prapa. Në themel të saj, tranzicioni ka të bëjë me njerëzit, kërkon dhe përpiqet të sigurojë që komunitetet të shohin benefitet e tranzicionit drejt një ekonomie me energji të pastër… Qëllimi ynë është të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor që të planifikojë kalimin nga një energji e ndotjes në energji të pastër. Jemi në dijeni që ka sfida që duhen të adresohen, dhe po ashtu ka veprime tilla që mund të minimizojnë efektet negative”, tha Szunyog.


(Kosova Sot Online)